Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prishtinës që u arrestuan dje

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës, të cilët u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës, u dërguan në paraburgim për një muaj. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Ndërkaq dje, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Lajmi.net se do të parashtrojnë kërkesë për…

Lajme

28/01/2026 18:46

Tre zyrtarë të komunës së Prishtinës, të cilët u arrestuan dje për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës, u dërguan në paraburgim për një muaj.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndërkaq dje, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Lajmi.net se do të parashtrojnë kërkesë për paraburgim:

“Ju njoftojmë se pas aksionit të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për ndalimin e tre personave të cilët kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së dhe “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 të KPRK-së. Po ashtu, janë sekuestruar edhe telefona si provë e cila do të shërbejë në zhvillimin e mëtejshëm të procedurës hetimore. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë me shkrim gjykatës kompetente për caktimin e ndonjë prej masave ndaj të dyshuarve“, tha ajo për lajmi.net