Dyshime për falsifikim të votave në Malishevë – Kërkohet paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjakovë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës. Në…

Lajme

28/01/2026 17:50

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Gjakovë, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të hetimeve janë intervistuar gjithsej 58 persona, prej të cilëve 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, sipas nenit 216 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 kryesuesit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka parashtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Ndërkohë, 43 komisionerët, pas grumbullimit të provave dhe intervistimit, do të hetohen në procedurë të rregullt.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve./Lajmi.net/