KQZ: Përfundon rinumërimi i votave në 32 komuna, mbeten edhe 401 vendvotime në gjashtë komuna

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është myllur procesi i rinumërimit të votave në 32 komuna. Elezi tha se kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë gjashtë komuave tjera “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani…

Lajme

28/01/2026 17:18

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është myllur procesi i rinumërimit të votave në 32 komuna.

Elezi tha se kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë gjashtë komuave tjera

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 32, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë 6 komunave tjera”, tha Elezi./Lajmi.net/