Dyshohet se u vetëvra, Policia jep detaje të reja për trupin e pajetë që u gjet në një automjet në Veternik
Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Veternik të Prishtinës. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, i cili konfirmoi se është gjetur një trup i pa shenja jete në një automjet në Veternik. “Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person…
Lajme
Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Veternik të Prishtinës.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana, i cili konfirmoi se është gjetur një trup i pa shenja jete në një automjet në Veternik.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, tha ai./lajmi.net/