Hetimet për manipulimet e votave, Pula: Veprat penale kundër të drejtave të votimit do të zbulohen – Askush nuk është mbi ligjin
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka folur sot në një konferencë për media në lidhje me aksionet që po ndodhin për manipulimin e votave. Ajo ka thënë se zgjedhjet janë obligim qytetar dhe gurthemel i demorkacisë, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se gjatë procesit të fundit zgjedhor, atij të 28…
Lajme
Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka folur sot në një konferencë për media në lidhje me aksionet që po ndodhin për manipulimin e votave.
Ajo ka thënë se zgjedhjet janë obligim qytetar dhe gurthemel i demorkacisë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se gjatë procesit të fundit zgjedhor, atij të 28 dhjetorit, kanë monitoruar parregullësitë që janë shfaqur pas përfundimit të zgjedhjeve, që ka thënë se janë shfaqur pothuajse në shkallë të njëjtë në të gjithë Kosovën.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime duke përfshirë, individë që shërbejnë si komisionerë dhe dyshohet se kanë manipuluar vota. Këto veprime nuk janë simbolike, por janë të bazuara në prova, të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje të plotë me të gjitha procedurat ligjore. Le të jemi të qartë, asnjë individ pavarësisht pozitës, nuk qëndron mbi ligjin, dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të tërë. Prokurori i shtetit, deri më tani ka demonstruar profesionalizëm, paanshmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave penale, të cilat bijnë në kapitullin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e që nuk janë as më pak e as më shumë se 11 sosh”, ka thënë Pula.
Ajo ka thënë se transparenca dhe llogaridhënia janë ilaqi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, që ka thënë se është edhe kundër votave tani më të manipuluara.
“Veprimet tona dërgojnë një mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm, veprat penale kundër të drejtave të votimit do të zbulohen, përveç atyre që tani janë zbuluar e që është një karakteristike, falsifikimi i rezultateve të votimit. Puna jonë si prokuror, nuk ka të bëj vetëm me sjelljet e kundërligjshme të kryera, dje apo sot por ka të bëj edhe me parandalimin, duke siguruar që proceset e ardhshme zgjedhore, të zhvillohen me integritet, pa frikë, pa manipulim dhe pa mashtrim. Kur ligji respektohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pakompromis ndaj të gjithë manipuluesve të votave dhe atyre që e kanë shkel votën dhe vullnetin e lirë të qytetarit, besoj se do të na inkurajoni edhe më tepër, që të vazhdojmë punën tonë që tanimë e kemi filluar dhe nuk do të përfundoj deri në hetimin e fundit dhe gjetjen e personitt ë fundit që ka kryer këtë manipulim”, ka shtuar Pula.
Ajo ka thënë se Prokurori i shtetit do të mbetet gjithmonë i përkushtuar në mbrojtje të votës së qytetarit.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me të gjitha autoritetet e zbatimit të ligjit siç janë KQZ, Policia e Kosovës dhe njëkohësisht edhe partnerët tonë ndërkombëtarë që pothuajse në çdo hap tonin na përkrahin pa mëdyshje. Demokracia kërkon vigjilencë, ndërsa sundimi i ligjit ëkrkon veprim. Ne këto veprime i kemi ndërmarrë dhe nuk do të ndalemi këtu por do të vazhdojmë deri në hetimin e fundit që do të kompletoj këtë proces zgjedhor”, ka shtuar Pula. /Lajmi.net/