Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person – i dyshuari u pa me kallash në dorë në mes të qytetit

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.…

Lajme

28/01/2026 14:10

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri është raportuar sot rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, policia ka arritur të arrestojë personin e dyshuar lidhur me rastin.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar.”, deklaroi Ahmeti.

Sipas raportimeve në media, i dyshuari është parë me kallash në dorë./lajmi.net/