Chelsea u bën thirrje tifozëve të jenë të kujdesshëm në Napoli
Chelsea u ka kërkuar tifozëve që udhëtojnë për në Napoli për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve të “kenë kujdes ekstrem” pasi dy tifozë patën nevojë për trajtim spitalor. Qyteti italian ka një histori të gjatë rastesh të tifozëve mysafirë që janë shënjestruar nga ultrasit e Napolit. “Klubi është në dijeni të një incidenti…
Sport
Chelsea u ka kërkuar tifozëve që udhëtojnë për në Napoli për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampionëve të “kenë kujdes ekstrem” pasi dy tifozë patën nevojë për trajtim spitalor.
Qyteti italian ka një histori të gjatë rastesh të tifozëve mysafirë që janë shënjestruar nga ultrasit e Napolit.
“Klubi është në dijeni të një incidenti që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli”, thuhet në një deklaratë të Chelseat.
“Dy tifozë po trajtohen në spital, pasi kanë pësuar lëndime fizike. Klubi dëshiron t’u kujtojë të gjithë mbështetësve të kenw kujdes të madh kur janë në qytet dhe të marrin parasysh këshillat e ndara përpara kësaj ndeshjeje.”
Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar se si janë shkaktuar lëndimet.
Rreth 2,500 tifozë të Chelseat kanë bileta për ndeshjen, me tifozët që u kërkohet të takohen në zonat e caktuara në mënyrë që të mund të udhëtojnë drejt stadiumit me autobus nën shoqërimin e policisë.
Tifozëve u është kërkuar të mos ecin nëpër qytet dhe të shmangin veshjen e ngjyrave të klubit ose emblemave që i identifikojnë ata si tifozë të Chelseat.
Vendasit, kampionët e Serie A sezonin e kaluar – po kërkojnë një fitore për të qëndruar në garë.