​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel jo të kënaqshëm, pavarësisht fushatave dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave i cili është i avancuar. Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku, kominisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi gjatë një diskutimi në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol me rastin e shënimit të…

Lajme

28/01/2026 13:03

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel jo të kënaqshëm, pavarësisht fushatave dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave i cili është i avancuar. Kështu ka deklaruar Krenare Sogojeva-Dermaku, kominisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi gjatë një diskutimi në forumin “Fol Hapur” të organizuar nga Lëvizja Fol me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisionerja, Sogojeva-Dermaku bëri të ditur se Agjencia ka shqiptuar gjoba për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave private duke treguar se zbatimi i ligjit nuk është thjesht një kërkesë formale, por një proces i vazhdueshëm.

“Ndërgjegjësimi qytetar në përgjithësi sa i përket mbrojtjes së privatësisë ende është në nivel jo të kënaqshëm. Sa do që në vazhdimësi kemi bërë fushata dhe tashmë jemi dëshmitarë të gjithë se bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile për t’i quar përpara dhe për të shkuar në vesh të qytetarit e drejta mbrojtjes të dhënave ka qenë i vazhdueshëm përsëri privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale mbetet si një e drejt që shpesh e kam dëgjuar nga qytetarët moderne dhe jo që merret shumë seriozisht. Shohim çdo ditë që vetë qytetari publikon të dhënat e veta pa e ditur rrezikun që mund ta ketë në të ardhmen me veprimet që ai kryen në internet”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se fal strategjisë për digjitalizim është arritur që pa pëlqimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të mos funksionalizohet asnjë platformë që mbledh të dhënat e qytetarëve.

Sipas komisioneres, Sogojeva-Dermaku derisa Kosova nuk ka domen zyrtar mundësinë për keqpërdorime janë shumë të mëdha.

“Numri i të rinjve është më i ulët sesa i moshave të rritura ke parasysh se nuk pranojmë ankesa nën 18 vjet sepse duhet të jetë subjekt i të dhënave me përgjegjësi juridike u veshur për ta ushtruar të drejtën e ankesës, ka prind që ankohen për fëmijët kemi pas raste të cilat pas trajtimit pikërisht shkelja e të dhënave, keqpërdorimet që janë bërë dhe vjedhja e identitetit në mënyrë të tërthortë e një të reje e që gjatë shqyrtimit kemi gjetur se ka elemente të veprës penale e pastaj të njëjtën e kemi procedurat në Policinë e Kosovës, është zgjidhur rasti, është gjetur fajtori… Platformat tjera derisa Kosova nuk ka domen zyrtar dhe që është çështje politike edhe derisa kemi shumë ofrues të shërbimeve të internetit në Kosovë që janë të licensuar mundësia e keqpërdorimeve është gjithherë më e madhe”, deklaron ajo.

Si rast konkret për rrezikim të të dhënave personave, ajo përmendi rastet e fundit të mesazheve tek të cilët ranë pre shumë qytetarë.

Sogojeva-Dermaku:Qytetari nuk ka arritur ta kuptoj as të drejtën e vetë të privatësisë e lëre më rrezikun

“Se çfarë është ndërgjegjësimi sot, dhe çfarë është situata sot edhe a jemi në rrezik ende e dëshmon rasti i fundit që na ndodhi me këto mesazhet që na erdhën ku shumë qytetarë ranë pre e këtyre mesazheve sado që ne kemi bërë publike…qytetari nuk ka arritur ta kuptoj as të drejtën e vetë të privatësisë e lëre më rrezikun që mund ta ketë secili individ kur të dhënat e tij mund të keqpërdoren dhe si keqpërdoren ato dhe çfarë pasoja mund të kenë ato. Prandaj, sot më shumë se kurrë ne kemi bërë thirrje në këtë fushatë e kemi nis me moton privatësia fillon nga ti, qëllimi është ta qojmë mesazhin tek qytetari që ne duhet ta dimë të drejtën tonë dhe duhet të edukohemi dhe mësohemi se si të sillemi në internet e pastaj që është shumë e rëndësishme dhe që na prek të gjithëve e që është si ta mbrojmë fëmijën tonë“, deklaroi ajo.

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha thotë se disa media shpesh publikojnë të dhëna personale përfitime financiare.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim të veçantë për ekspozimin e fëmijëve, i cili shpesh bëhet në mënyrë të pavetëdijshme, edhe kur ka qëllime të mira.

“Nuk kam asgjë kundër të publikimit të informatave, emrave të atyre që lidhen me deputetët që akuzohen që kanë pasur ndikim në tjetërsim të vullnetit të qytetarëve nëpërmjet votimit të tyre derisa deputetët janë figura publike dhe kanë garuar për një post të rëndësishëm për të vendosur edhe për fatin e Kosovës me votimet e tyre në parlament dhe nëse djali i tij, nipi apo dikush i afërt atëherë është e pritshme që mediet do të jenë të interesuara dhe do ta vënë interesin publik para ruajtjes së privatësisë së familjarëve të deputetët. Në shumicën e rasteve duhet të triumfoj ideja e ruajtjes së privatësisë së njerëzve ajo që ka të bëjë me pritjen e vendimeve të gjykatës para se dikush të ekspozohet në mënyrë të publik. …Shqetësimi ynë kryesor lidhet me ekspozimin e fëmijëve ndonjëherë bëhet në mënyrë të pavetëdijshme ndonjë ekspozimi i fëmijëve bëhet në përpjekje për të ndihmuar për një kauzë në të mirë, por gjithmonë duhet të merret pëlqimi i prindërve apo kujdestarit”, u shpreh ai.