VV kërkon hetime për kontratën e dhënë nga komuna e Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave: Kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore
Lëvizja Vetëvendosje – dega në Prishtinë i është drejtuar sot Policisë së Kosovës. Zyrtarët e kësaj dege të VV-së kanë dorëzuar një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, për menaxhimin e mbeturinave, kontratë e dhënë nga Komuna e Prishtinës, transmeton lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar përmes një…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje – dega në Prishtinë i është drejtuar sot Policisë së Kosovës.
Zyrtarët e kësaj dege të VV-së kanë dorëzuar një kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, për menaxhimin e mbeturinave, kontratë e dhënë nga Komuna e Prishtinës, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi asamblisti i VV-së, Çlirim Gërbeshi..
Bazuar në kërkesën e VV-së kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi.
“Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.”, tha ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Sot, në emër të Qendrës së Prishtinës të Lëvizjes Vetëvendosje!, kemi dorëzuar në Policinë e Kosovës kërkesë për inicimin e hetimeve lidhur me kontratën në vlerë prej 950 mijë eurosh, të cilën Komuna e Prishtinës e ka dhënë për menaxhimin e mbeturinave.
Sipas vlerësimit tonë, kjo kontratë, e negociuar pa njoftim paraprak, është në kundërshtim me normat ligjore në fuqi. Po ashtu, i gjithë procesi që i ka paraprirë lidhjes së kësaj kontrate paraqet indicie serioze dhe lë hapësirë të gjerë për hetim nga ana e organeve kompetente.
Institucionet publike janë të obliguara të veprojnë me transparencë, ligjshmëri dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, ndërsa çdo devijim nga këto parime duhet të hetohet dhe të marrë përgjigje ligjore. Prishtina meriton qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta në kurriz të interesit publik./lajmi.net/