Vdekja e të miturit që ra në lumin e Gadimes, Prokuroria në pritje të rezultateve të autopsisë
Një fëmijë nga Gadimja e Lipjanit, dje ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin e Gadimes. Zejn Zejnullahu, mbrëmë është raportuar i zhdukur nga familjarë e të afërm të tij, të cilët thanë, se ai nuk ishte kthyer në shtëpi pas shkollës. I njëjti ishte gjetur pak orë më vonë, në lumin e Gadimes.…
Lajme
Një fëmijë nga Gadimja e Lipjanit, dje ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin e Gadimes.
Zejn Zejnullahu, mbrëmë është raportuar i zhdukur nga familjarë e të afërm të tij, të cilët thanë, se ai nuk ishte kthyer në shtëpi pas shkollës.
I njëjti ishte gjetur pak orë më vonë, në lumin e Gadimes.
Menjëherë ai ishte dërguar në QKUK, por që mjekët aty kanë thënë se ai ishte dërguar pa shenja jete dhe pavarësisht tentimeve për ta rikthyer në jetë, ai nuk ia doli.
“Pacienti ka ardhë pa shenja jete, përkundër masave ranimuese pacienti ka ndërruar jetë”, tha doktoresha Dafina Basholli.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë, se Prokurori i Shtetit në Departamentin për të Mitur, menjëherë pas marrjes së informatës, ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me hetuesit policorë. Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet për autopsi, dhe aktualisht ende jemi në pritje të rezultateve të saj”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Zejn Zejnullahu, ishte nxënës në shkollën fillore “Zejnel Hajdini” në Gadime.
Ngushëllime për vdekjen e tij, mbrëmë kanë shprehur edhe i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci. /Lajmi.net/