Prokuroria realizoi aksion, këta janë kandidatët për deputetë që humbën më së shumti vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka zhvilluar sot një aksion në Malishevë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Drini Domi.  “Lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ju njoftojë se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore,…

Lajme

28/01/2026 10:50

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka zhvilluar sot një aksion në Malishevë, në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Drini Domi. 

“Lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ju njoftojë se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në  Komunën së Malishevës”, ka thënë Domi për lajmi.net.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje ende se sa persona janë arrestuar apo si ka vazhduar aksioni.

Në këtë Komunë, si edhe në shumë të tjera, kandidatëve për deputetë iu humbën qindra vota.

Këta janë pesë kandidatët nga secila parti që kanë humbur më së shumti vota në Malishevë (rënditja është bërë në bazë të partive që kanë marrë përqindje më të lartë në këtë Komunë): 

Lëvizja Vetëvendosje: 

Valon Hoti: -312 vota

Gani Krasniqi: -271 vota

Adnan Rrustemi: -60 vota

Albin Kurti: -54 vota

Glauk Konjufca: -27 vota

Nisma Socialdemokrate: 

Vesel Krasniqi: -264 vota

Besjanë Mazreku: -145 vota

Xhevahire Izmaku: -59 vota

Mevludin Krasniqi: -55 vota

Fatmir Limaj: -50 vota

Partia Demokratike e Kosovës:

Gazmend Maliqaj: -927 vota

Fetah Paçarizi: -728 vota

Adnan Thaqi: -703 vota

Hajdar Beqa: -244 vota

Arbnore Salihu: -209 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Gëzim Hazrolli: -340 vota

Lumir Abdixhiku: -65 vota

Xhavit Uka: -46 vota

Kujtim shala: -22 vota

Esra Myrtezani: -22 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Enver Hoti: -128 vota

Albana Bytyqi: -40 vota

Haki Abazi: -37 vota

Arbër Tolaj: -26 vota

Besnik Tahiri: -9 vota

“Kampion” për humbje të votave, është Fetah Paçarizi nga PDK, i cili në gjithë Kosovën, ku janë rinumëruar deri tani 80,95%, ka humbur 6 mijë e 768 vota.

Rinumërimi pritet të përfundoj të dielën, ndërkaq Prokuroritë në të gjithë Kosovën po i hetojnë këto manipulime votash. /Lajmi.net/