“Urime Kosovë” – Ambasada amerikane përgezon Kosovën për anëtarësim në Bordin e Paqes
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka uruar Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes. Duke e shpërndarë postimin e Bordit të Paqes, që i uroi Kosovës mirëseardhje në organ, Ambasada e SHBA-së shkroi: “Urime Kosovë”. Prapa urimit fshihet edhe një mesazh i fortë, i shprehur nëpërmjet “emoji-ve”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fortë ndërmjet Kosovës…
Lajme
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka uruar Kosovën për anëtarësimin në Bordin e Paqes.
Duke e shpërndarë postimin e Bordit të Paqes, që i uroi Kosovës mirëseardhje në organ, Ambasada e SHBA-së shkroi: “Urime Kosovë”.
Prapa urimit fshihet edhe një mesazh i fortë, i shprehur nëpërmjet “emoji-ve”. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e fortë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova u anëtarësua në Bordin e Paqes të enjten e kaluar, me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, që vendosi firmën në dokumentin e ndarë bashkë me homologun amerikan, Donald Trump.
Congratulations Kosovo! 🇺🇸🤝🇽🇰 https://t.co/EnfcEVcoAG
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 28, 2026