Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim, ndaj M.N. Ai dyshohet se ka dhunuar një grua, shkruan lajmi.net. “Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri M.N. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së…

Lajme

28/01/2026 09:39

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim, ndaj M.N.

Ai dyshohet se ka dhunuar një grua, shkruan lajmi.net.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri M.N. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për shkak të ekzistimit të kushteve ligjore për caktimin e kësaj mase. Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit të të pandehurit, 26.01.2026, ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25.02.2026, ora 16:00”, ka njoftuar Gjykata në Pejë. /Lajmi.net/