Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, po tentohej të futeshin telefona e narkotikë

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, zyrtarët korrektues kanë kontrolluar perimetrin e jashtëm, ku kanë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë. Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dy telefona mobil Iphone, dy telefona Mini, tri paketime me marihuanë dhe tri koka të adaptuara për mbushje. “Dyshohet se kontrabanda është hedhur nga jashtë perimetrit të Qendrës…

Lajme

28/01/2026 09:17

Në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, zyrtarët korrektues kanë kontrolluar perimetrin e jashtëm, ku kanë zbuluar dhe konfiskuar tri pako me kontrabandë.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur dy telefona mobil Iphone, dy telefona Mini, tri paketime me marihuanë dhe tri koka të adaptuara për mbushje.

“Dyshohet se kontrabanda është hedhur nga jashtë perimetrit të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia, ndërsa Qendra e Paraburgimit Mitrovicë ka nisur hetimet e brendshme. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, ka njoftuar ShKK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: