Krasniqi: Kuvendi i LDK-së është i rëndësishëm për strukturat e saj, jo për gjithë shoqërinë, për këtë temë duhet të flasin zyrtarët e saj, jo analistët

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, ka komentuar diskutimet e debateve të brendshme rreth kësaj partie. Ai ka thënë se në debate televizive duhet të ftohen përfaqësuesit e LDK-së dhe jo analistët. Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se zyrtarët e LDK-së mund të kenë më shumë informacione rreth Kuvendit, i…

Lajme

28/01/2026 09:10

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, ka komentuar diskutimet e debateve të brendshme rreth kësaj partie.

Ai ka thënë se në debate televizive duhet të ftohen përfaqësuesit e LDK-së dhe jo analistët.

Në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka shkruar se zyrtarët e LDK-së mund të kenë më shumë informacione rreth Kuvendit, i cili do të mbahet të shtunën.

“Shumica e tv sonte i paten teme problemet aktuale te LDK, perfshire dhe Kuvendin e saj qe pritet te mbahet. Kjo as nuk eshte teme nacionale dhe as aq aktuale. Kuvendi i LDK eshte i rendesishem per anetaresine dhe strukturat e saj, jo per tere shoqerine. E dyta, ne kete teme duhet te ftohen te flasin perfaqesues te saj, sepse ata kane me shume informacion dhe mundesi ta informojne me mire anetaresine po edhe publikun. Shumica e atyre opinionisteve qe arrita t’i degjoj, kane “opinion pa informacion”, nese jo edhe me keq, opinion te porositur. Ndersa sa u perket vete medieve, ato nuk duhet ta imitojne njera- tjetren ne teme te njejte, po te konkurojne njera-tjetren me tema e trajtime sa me diverse. Media duhet ta luftoje edhe provincializmin dhe primitivizmin e vet”, ka shkruar Krasniqi.