Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të narkotikëve, i bastiset edhe shtëpia

Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është arrestuar të martën rreth orës 12:30 në rrugën “Justina Shkupi” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike me…

Lajme

28/01/2026 09:00

Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është arrestuar të martën rreth orës 12:30 në rrugën “Justina Shkupi” në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike me peshë rreth 5 gramë, transmeton lajmi.net.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, është realizuar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar rreth 19 gramë substancë e dyshuar narkotike, si dhe një peshore.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE

Rr. Justina Shkupi, Prishtinë 27.01.2026-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 5 gramë. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 19 gramë si dhe një peshore. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /lajmi.net/