Policia nis hetimet për vdekjen e nxënësit në lumin e Gadimes
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin e vdekjes së nxënësit Zen Zejnullahu në lumin “Gadime” në Lipjan. Fillimisht i njëjti ishte raportuar si i zhdukur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe më pas ka filluar kërkimi i tij. Nga dëshmitarët ai është gjetur në një lum dhe pas trajtimit…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin e vdekjes së nxënësit Zen Zejnullahu në lumin “Gadime” në Lipjan.
Fillimisht i njëjti ishte raportuar si i zhdukur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe më pas ka filluar kërkimi i tij.
Nga dëshmitarët ai është gjetur në një lum dhe pas trajtimit që mori në QKUK njoftohet se ka ndërruar jetë.
“Lipjan 27.01.2026-NN. Lidhur me rastin, pas pranimit të një informate se viktima mashkull kosovar nuk është kthyer në shtëpi, ka filluar kërkimi i tij me ç’rast nga dëshmitari mashkull kosovar i njëjti është gjetur në lum. Viktima me autoambulancë është transportuar në QKUK-Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet përkatëse, dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”./Lajmi.net/