Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të ri Juwensley Onstein nga Genk. Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, 18-vjeçari holandez do t’i bashkohet Barcelonës dhe fillimisht do të luajë për Barça B. Onstein ishte pranë një transferimi në Serie A, por Barcelona ka ndërhyrë me sukses duke siguruar shërbimet e tij. Marrëveshja…

Sport

27/01/2026 19:35

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të ri Juwensley Onstein nga Genk.

Sipas raportimit të gazetarit Fabrizio Romano, 18-vjeçari holandez do t’i bashkohet Barcelonës dhe fillimisht do të luajë për Barça B.

Onstein ishte pranë një transferimi në Serie A, por Barcelona ka ndërhyrë me sukses duke siguruar shërbimet e tij.

Marrëveshja mes klubeve është plotësisht e finalizuar dhe dokumentet tashmë janë nënshkruar./lajmi.net/