Arrestohet shtetasi i Malit të Zi për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt 2025 në fshatin Sharban të Prishtinës. I dyshuari, M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, ishte identifikuar më herët nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor.…

Lajme

27/01/2026 15:43

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28 shkurt 2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.

I dyshuari, M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, ishte identifikuar më herët nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor. Falë veprimeve operative dhe hetimore, ai është ndaluar dhe arrestuar sot, transmeton lajmi.net.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, M.M. është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë
Prishtinë, 27 janar 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar sot një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, e cila dyshohet se ka ndodhur më 28.02.2025 në fshatin Sharban të Prishtinës.
I dyshuari ishte identifikuar më herët falë veprimeve operative dhe hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit dhe ishte shpallur në kërkim policor. Si rezultat i këtyre veprimeve, ai është ndaluar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.
Personi i dyshuar: M.M., 31 vjeç, shtetas i Malit të Zi, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët./lajmi.net/