Flick: Objektiv yni është të hyjmë në top 8-she
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi. Një ditë para ndeshjes kundër Copenhagenit, gjermani ka folur për disa situata rreth klubit. Flick, më tej u shpreh se dëshiron fitoren ndaj Copenhagenit dhe synon të hyjë në top 8-she. “Jemi të sigurt, por e respektojmë Kopenhagenin, sepse edhe ata duhet…
Sport
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Një ditë para ndeshjes kundër Copenhagenit, gjermani ka folur për disa situata rreth klubit.
Flick, më tej u shpreh se dëshiron fitoren ndaj Copenhagenit dhe synon të hyjë në top 8-she.
“Jemi të sigurt, por e respektojmë Kopenhagenin, sepse edhe ata duhet të fitojnë për të avancuar. Duam të jemi në 8 vendet e para, ky është qëllimi ynë”, deklaroi Flick.
Barcelona, aktualisht është në pozitën e 9-të në Ligën e Kampionëve, por që ka mundësi të hyjë në top 8-she për të siguruar fazën e 1/8-tave.