Fansi i flakët i Albin Kurtit, Albert Shabani dyshohet se i mashtroi aktivistët e VV-së në Zvicër, iu kërkoi para për shërimin e gruas së tij

Aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe jo vetëm. Shabani u bë një emër i njohur i rrjeteve sociale, që vazhdimisht bënte fushatë pro Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte pozicionuar në krahun e Vetëvendosjes që moti, por në zgjedhjet e fundit përkrahjen ia dha Albin…

Lajme

27/01/2026 14:17

Aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe jo vetëm.

Shabani u bë një emër i njohur i rrjeteve sociale, që vazhdimisht bënte fushatë pro Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte pozicionuar në krahun e Vetëvendosjes që moti, por në zgjedhjet e fundit përkrahjen ia dha Albin Kurtit e të tjerëve edhe fizikisht në tubime elektorale.

Sensacioni i rrjeteve sociale, Albert “Drenica”qëndrimin e tij tejet përkrahës ndaj Vetëvendosjes e zbehi kohëve të fundit. Kjo pasi ai publikisht doli dhe dha kritika ndaj disa eksponentëve të VV-së, pasi sipas tij nuk i meritojnë privilegjet të cilat i kanë brenda partisë, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se vazhdon të përkrahë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, por duke përjashtuar këtu pjesën tjetër të Vetëvendosjes.

Shabani pretendoi se do të largohet jashtë vendit, shkaku i gjendjes së rënduar ekonomike, por vendosi të qëndroj në fundi pasi fitoi vend të punës nga ish-kandidati i PDK-së për deputet, biznesmeni Qëndrim Kryeziu.

Shabani madje publikoi edhe video kinse duke u përshëndetur me nënën, por pas disa orëve situata ndryshoi.

Ky veprim i Shabanit madje rriti dozën e kritikave ndaj tij prej aktivistëve tjerë të Vetëvendosjes (duke i konsideruar si mashtrues të publikut).

Ftohja e Shabanit karshi VV-së nuk po del të jetë krejt e rastësishme. Lajmi.net përmes burimeve ka mësuar se “thyerja” e madhe ka ardhur pasi Shabani kishte kërkuar para nga mërgimtarët në Zvicër që janë përkrahës të Vetëvendosjes me pretendimin për shërimin e gruas së tij pas lindjes së vajzës.

E siç thuhet tanimë brenda dhe jashtë Vetëvendosjes, Albert Shabani apo përkrahës i i flaktë i Kurtit kishte gënjyer për gjendjen shëndetësore të gruas vetëm që të përfitonte shuma të majme të parave nga vetë partia të cilën thoshte se përkrah.

Pika e VV-së në Winterthur të Zvicrës kishte grumbulluar 1260 euro për të, por më pas duket se i kanë rënë pishman, pasi që kanë filluar dyshimet se Shabani i ka mashtruar.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar kryetari i kësaj pike, Sami Biqkaj, i cili tha se kanë dëgjuar nga qarqe të ndryshme se ka qenë një mashtrim.

“Është e vërtet që “aktivisti” i VV-së Albert Shabani nëpërmjet një aktiviste tonën ka kërkuar grumbullim të mjeteve financiare për çështje humanitare gjoja për “shërimin” e gruas së tij pas lindjes së vajzës. Sa ishte kjo e vërtet nuk kam informacione mirëpo ne si Pikë e Winterthurës për një kohë shumë të shkurtër duke u bazuar në kërkesën e tij i grumbulluam 1.260 euro dhe ia kemi dërguar menjëherë me Western Union që figuron në emrin tim. Listën e aktivistëve të cilët kanë dhënë shuma të ndryshme financiare për të ndihmuar ia kemi dërguar poashtu Albert Shabanit por që e kemi edhe në arkivin tonë të Pikës. Mirëpo më pastaj kemi dëgjuar nga qarqe të ndryshme që ka qenë një mashtrim, sa është kjo e vërtet nuk kemi informacione zyrtare.”, tha ai.

Ky rast besohet të ketë ftohur zyrtarët e VV-së me Shabanin dhe të ketë nxitur edhe distancimin nga ai.

Dje, Shabani me anë të një postimi në një formë e konfirmoi se ka pranuar mjete financiare nga diaspora.

Ai i falënderoi për ndihmën financiare gjatë fushatës.

“Falënderim. Të dashur kontribues nga Diaspora dhe ju në Kosovë, me këtë postim, me shumë përulësi dhe mirënjohje, dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.Ju falënderoj për ndihmën financiare gjatë fushatave zgjedhore, por edhe për çdo dorë që ma keni zgjatur sa herë kam pasur nevoja personale e familjare.Kontributi juaj për mua nuk është vetëm ndihmë materiale, është besim, solidaritet dhe forcë morale.Ndihmat tuaja janë të çmueshme dhe shumë të shenjta për mua, prandaj mirënjohja ime ndaj jush është e përjetshme.
Faleminderit nga zemra. Me respekt, Alberti.”, tha ai në postimin e tij.
Albert Shabani shpesh herë s’ka kursyer as publikimet e vazhdueshme për Kurtin, Osmanin dhe gjithë kandidatët e Vetëvendosjes e madje nuk kurseu as këngët e thurura për ta gjatë festave në tubimet e partisë, por siç duket asnjë nga këto nuk ishin me rëndësi kur u kuptua se “po i mashtronte” për përfitime materiale./Lajmi.net/