Lladrovci nga Jerusalemi: U luta për ata me ligjërata koti e hajnat e votës, se jo veç Zoti po edhe ligji u dënon

Gjatë vizitës së tij në Jerusalem, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci vizitoi Xhaminë Al-Aksa, një vend me simbolikë fetare, historike dhe politike, i cili konsiderohet një nga vendet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në botë. Pas Mekës dhe Medinës, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për besimtarët myslimanë dhe ishte Kibla…

Lajme

27/01/2026 13:50

Gjatë vizitës së tij në Jerusalem, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci vizitoi Xhaminë Al-Aksa, një vend me simbolikë fetare, historike dhe politike, i cili konsiderohet një nga vendet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në botë.

Pas Mekës dhe Medinës, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për besimtarët myslimanë dhe ishte Kibla e parë e tyre.

Në vizitën e tij, Lladrovci tha se u lut për ndalimin e armiqësive mes njerëzve dhe popujve, për ndërprerjen e luftërave dhe padrejtësive. Ai përmendi gjithashtu lutjen për popullin e tij, duke theksuar rëndësinë e prijësve të denjë dhe miqve të vërtetë që e ruajnë atë në kohë krize.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Jerusalem, vizitova Xhaminë Al Aksa e cila ka simbolikë fetare e historike, politike dhe identitare dhe është një nga vendet më të ndjeshme dhe më të rëndësishme në botë. Pas Mekës dhe Medinës, Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame dhe ishte Kibla e parë e myslimanëve.
Këtu, në mes tjerash u luta që të ndalet armiqësia mes njerëzve dhe popujve, të ndalen luftërat dhe padrejtësitë. Në veçanti u luta për popullin tonë i cili pati fatin të ketë prijës të denjë që e ruajnë popullin e vet me miq të vërtetë kur na kanosej zhdukja.
U luta në veçanti për të gjithë ata njerëz që e kanë humbur rrugën e zotit duke shpifur e duke bërë punë të këqija, të mos i bëjnë më, po ashtu, u luta për ata që i japin zor me ligjërata koti dhe hajnat e votës, të mos e bëjnë më, sepse, jo vetëm Zoti, por edhe ligji i dënon!/Lajmi.net/