Qeveria në detyrë merr dy vendime, një prej tyre autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen elektronike. Në këtë mbledhje janë marrë dy vendime. Vendimi i parë i miratuar në këtë mbledhje ishte “Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”. Kurse vendimi i dytë tanimë i miratuar ishte “Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për…

Lajme

27/01/2026 13:39

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen elektronike.

Në këtë mbledhje janë marrë dy vendime.

Vendimi i parë i miratuar në këtë mbledhje ishte “Themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

Kurse vendimi i dytë tanimë i miratuar ishte “Autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH”./Lajmi.net/