Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar edhe në rigjykim ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuari për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”. Prokurori special Ilir Morina në fjalën e tij përfundimtare ka deklaruar se i akuzuari duhet të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet. “Me…

Lajme

27/01/2026 11:14

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar edhe në rigjykim ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuari për veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”.

Prokurori special Ilir Morina në fjalën e tij përfundimtare ka deklaruar se i akuzuari duhet të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet.

“Me 28 mars 1999 u ekzekutuan 130 civilë shqiptarë, gratë dhe fëmijët u dëbuan në drejtim të Shqipërisë, shtëpitë u dogjën sistematikisht.I pandehuri Alidemaj vullnetarisht iu bashkohet forcat ushtarake serbe. Ai mori pjesë në veprime që përfshijnë vrasje, tentimvrasje, dëbim masiv. Provat e administruara tregojnë se i pandehuri ishte banor lokal, njohës i terrenit. Ditën e ngjarjes ishte i armatosur dhe i pranishëm. Mori pjesë aktive në maltretime, plaçkitje, mbikëqyrjen e popullsisë së grumbulluar.I pandehuri ka pas rol aktiv në fshatin Izbicë gjatë masakrës, ai e njihte shumë mirë fshatin Izbicë, familjet e hyrjet e daljet e fshatit. Prania e një bashkëpunëtori lokal e ka bërë më efikas planin kriminal.Dëshmitarët kanë treguar se i pandehuri është parë i pranishëm me forcat ushtarake serbe”, ka thënë prokurori Morina.

E edhe mbrojtësi i viktimave Veton Rudaku kërkoi aktgjykim dënues.

“Mbështes fjalën e prokurorit, kemi ardhur në përfundim se i akuzuari Muhamet Alidemaj ka kryer veprën penale në Masakrën e Izbicës.Dëshmitarët e identifikuan dhe ia bën me gisht si person që e kishin parë në fshatin Izbicë duke u paraprirë forcave ushtarake serbe. I akuzuari në asnjë rast nuk shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë.I propozojmë Gjykatës të shpallë aktgjykim dënues”, ka thënë ai, Ekonomiaonline.

E mbrojtësi i të akuzuarit Muhamet Alidemaj, avokati Millosh Deleviq i ka kërkuar Gjykatës aktgjykim lirues.

Aktgjykim lirues ka kërkuar edhe mbrojtësi tjetër i të akuzuarit Alidemaj, avokati Dejan Vasiq.

I akuzuari Muhamet Alidemaj tha se është i pafajshëm dhe e mbështet fjalën përfundimtare të avokatëve të tij.Sipas aktakuzës, Alidemaj kishte marrë pjesë bashkë me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe në vrasjen e civilëve shqiptarë në masakrën e Izbicës që kishte ndodhur në mars 1999, e ku ishin vrarë e masakruar 130 shqiptarë.Në seancën fillestare më 29 prill 2022, në gjykimin e parë, Alidemaj ishte deklaruar i pafajshëm. Njëjtë u deklarua edhe në seancën e rigjykimit më 23 tetor 2025.Gjykata Themelore në Prishtinë më 12 korrik 2024 e shpalli Muhamet Alidemajn fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.Sipas Apelit, në aktgjykimin e shpallur, Themelorja, Alidemajn e ka dënuar me 15 vjet burgim, por, sipas kësaj gjykate, në të mungojnë arsyet për faktet vendimtare, të cilat nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë.