Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se është arritur identifikimi i personit të dyshuar për një rast vjedhjeje, pas publikimit të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të tij. Sipas njoftimit, materiali vizual është publikuar më 26 janar 2026 dhe rasti lidhet me një vjedhje të iniciuar në Stacionin Policor…

Lajme

27/01/2026 11:02

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin publik se është arritur identifikimi i personit të dyshuar për një rast vjedhjeje, pas publikimit të video-incizimeve dhe fotografive me qëllim të identifikimit të tij.

Sipas njoftimit, materiali vizual është publikuar më 26 janar 2026 dhe rasti lidhet me një vjedhje të iniciuar në Stacionin Policor të Malishevës, raporton lajmi.net

Identifikimi i të dyshuarit është bërë falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe mediave.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut./Lajmi.net/