Kurti priti në takim të përbashkët Ambasadorin e Suedisë, diskutohet procesi i zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim të përbashkët me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim të përbashkët me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Çështjet aktuale, përmbyllja e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit dhe formimi i institucioneve në vijim, prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ishin ndër temat kryesore të këtij diskutimi të përbashkët, transmeton lajmi.net.
“Në takim kryeministri theksoi përkushtimin ndaj sundimit të ligjit gjithandej Kosovës pa diskriminim e privilegje për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, rritjen e vazhdueshme ekonomike dhe progresin shoqëror e avancimin demokratik, si dhe angazhimin për paqe e siguri me rend publik dhe kufij të mbrojtur dhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

