KQZ: 27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim. “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo…

Lajme

27/01/2026 10:05

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 27 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 74% apo 1,887 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton lajmi.net

Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate, në adresën https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, konkretisht në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim./Lajmi.net/