Grumbullimi i ujit pas reshjeve të shiut, mbyllet aksi Ferizaj–Gjilan në Sojevë
Si shkak i reshjeve të vazhdueshme të shiut në disa prej komunave të Kosovës kanë filluar sërish vërshimet. Gjendje aspak e mirë është në aksin rrugor Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë. Ky aks rrugor është mbyllur për qarkullim si shkak i grumbullimit të ujit në rrugë. Si pasojë, të gjitha automjetet të cilat udhëtojnë në…
Lajme
Si shkak i reshjeve të vazhdueshme të shiut në disa prej komunave të Kosovës kanë filluar sërish vërshimet.
Gjendje aspak e mirë është në aksin rrugor Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë.
Ky aks rrugor është mbyllur për qarkullim si shkak i grumbullimit të ujit në rrugë.
Si pasojë, të gjitha automjetet të cilat udhëtojnë në këtë drejtim po orientohen që të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj-Mirosal-Gjilan dhe anasjelltas, transmeton lajmi.net.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi reshjet e shtuara kanë vështirësuar kushtet atmosferike dhe të rrugës.
Po ashtu, kërkohet respektimi i sinjalizimit rrugor dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet aktuale.
Ende nuk dihet se kur do të hapet sërish për qarkullim ky segment rrugor./Lajmi.net/
