Shiu e ndihmon Prishtinën, sonte ajri dukshëm më i pastër

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar, gjë që po u ndikon në jetesën e tyre e në shëndet më së shumti. Por pas reshjeve të shiut, edhe ajri në kryeqytet është përmirësuar dukshëm. Sonte madje Prishtina si për çudi nuk është në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë,…

Lajme

26/01/2026 20:43

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar, gjë që po u ndikon në jetesën e tyre e në shëndet më së shumti.

Por pas reshjeve të shiut, edhe ajri në kryeqytet është përmirësuar dukshëm.

Sonte madje Prishtina si për çudi nuk është në mesin e vendeve me ajrin më të ndotur në botë, sic është zakonisht.

Sipas matjeve të fundit nga ‘IQ Air’ e cila bën vlerësimin e cilësisë së ajrit në botë, Prishtina sonte renditet ndër shtetet e para për nga cilësia e ajrit.

Grafika shfaq zonën e gjelbër të cilësisë së ajrit.

Kësisoj sonte ajri nuk është i papastër si zakonisht dhe nuk sjell dëme për qytetarët./Lajmi.net/