Barcelona e emëron kapitenin e ri, pas largimit të Ter Stegenit
Javën e kaluar, Barcelona finalizoi largimin në formë huazimi të Marc-André ter Stegen, i cili iu bashkua Gironës për pjesën e mbetur të sezonit. 33-vjeçari vendosi të largohej pasi iu bë e ditur se nuk do të llogaritej më në “Spotify Camp Nou”, me Hansi Flick që po vazhdon me Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny…
Sport
Javën e kaluar, Barcelona finalizoi largimin në formë huazimi të Marc-André ter Stegen, i cili iu bashkua Gironës për pjesën e mbetur të sezonit.
33-vjeçari vendosi të largohej pasi iu bë e ditur se nuk do të llogaritej më në “Spotify Camp Nou”, me Hansi Flick që po vazhdon me Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny si portierët e ekipit të parë.
Largimi i ter Stegen e la Barcelonën pa kapiten klubi, një rol që ndërkombëtari gjerman e kishte mbajtur që nga gushti i vitit 2024, pasi kishte zëvendësuar Sergi Roberton.
Ai ishte zhveshur nga shiriti i kapitenit verën e kaluar kur refuzoi të lejonte katalanasit të përdornin pagën e tij për regjistrimin e Joan Garcias, por u rikthye në këtë rol vetëm një ditë më pas.
Ai do ta rimarrë shiritin e kapitenit pas kthimit nga huazimi te Girona, por për momentin Barcelona ka një kapiten të ri: Ronald Araujo.
Sipas “Cadena SER”, mbrojtësi uruguaian është emëruar zyrtarisht në këtë rol, ndërsa Frenkie de Jong, Pedri dhe Raphinha plotësojnë grupin e kapitenëve.