Obiliqi gjobit ndotësit: 200 € për qytetarët, 1000 € për bizneset
Nga 15 shkurti të gjithë ata që e ndotin ambientin në Obiliq, i pret gjoba. Personat fizik që ndotin hapësira publike apo zonën para pronës së tyre do të gjobiten me nga 200 euro. Derisa, çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1…
Lajme
Nga 15 shkurti të gjithë ata që e ndotin ambientin në Obiliq, i pret gjoba.
Personat fizik që ndotin hapësira publike apo zonën para pronës së tyre do të gjobiten me nga 200 euro.
Derisa, çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1 mijë euro.
“Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.
Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.
Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026./Lajmi.net/