Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, u bisedua për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurt. Në takim me të, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë. “Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa…

Lajme

26/01/2026 15:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurt.

Në takim me të, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve. Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidences. /Lajmi.net/