Mospërputhja e votave në zgjedhje nacionale në Drenas, Prokuroria lëshon autorizim Policisë për të grumbulluar informata dhe siguruar prova

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të rënda, ka thënë se po përcjellin në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit të 2025-tës. Sipas kësaj Prokurorie, ata kanë vërejtur mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në Komunën e Drenasit. “Marrë parasysh…

Lajme

26/01/2026 14:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të rënda, ka thënë se po përcjellin në vazhdimësi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit të 2025-tës.

Sipas kësaj Prokurorie, ata kanë vërejtur mospërputhje lidhur me rezultatet e kandidatëve për deputetë pas përfundimit të procesit të rinumërimit në Komunën e Drenasit.

“Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, kanë thënë nga kjo Prokuroria.

Prokurori i shtetit, ka thënë se po përcjell nga afër procesin e rinumërimit edhe në Komunat e tjera që bien në kompetencë të kësaj Prokurorie, ndërsa kanë shtuar se pas përfundimit të këtij procesi do të analizohen të gjitha rrethanat dhe shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve tjera për grumbullimin e informatave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë është e determinuar në luftimin e dukurive negative në Republikën e Kosovës, e veçanërisht me rastet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës së lirë”, thuhet në komunikatë.

Në Drenas, tre kandidatët që kanë humbur më së shumti vota nga secila parti janë:

PDK: 

Fadil Demaku: -222 vota

Bedri Hamza: – 16 vota

Bekim Sopaj: -10 vota

VV: 

Albin Kurti: -10 vota

Hajrulla Çeko: -8 vota

Glauk Konju8fca: -4 vota

Nisma Socialdemokrate:

Afrim Kabashi: -3 vota

Rifat Mazreku: -3vota

Haxhi Berisha: -3 vota

LDK:

Naser Osmani: -13 vota

Paris Guri: -6 vota

Lumir Abdixhiku: -3 vota

AAK: 

Kushtrim Xhemaili: -2 vota

Albana Bytyqi: – 1 votë

Gani Dreshaj: -1 votë