KQZ: Janë rinumëruar mbi 67% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 67% apo 1 mijë e 729 nga 2 mijë e 557 vendvotime. Ky proces ka filluar më 13 janar në ora 8:00 dhe po vazhdon ende. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat…

Lajme

26/01/2026 11:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se janë rinumëruar mbi 67% apo 1 mijë e 729 nga 2 mijë e 557 vendvotime.

Ky proces ka filluar më 13 janar në ora 8:00 dhe po vazhdon ende.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 67% apo 1,729 nga 2,557 vendvotime. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, ka njoftuar KQZ. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: