Abdixhiku u dërgon ftesën për Kuvendin e së shtunës: LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara
Lumir Abdixhiku si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota e as nga gara por se vendimet i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet në debat pa frikë. Ai tha se kështu do të veprohet edhe në…
Lajme
Lumir Abdixhiku si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota e as nga gara por se vendimet i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet në debat pa frikë.
Ai tha se kështu do të veprohet edhe në këtë të shtunë.
“Këtë të shtunë mblidhemi për të diskutuar dhe për të vendosur mbi të gjitha çështjet tona, me vullnet të lirë dhe me votë të lirë, ashtu siç i takon një partie demokratike që respekton anëtarësinë e saj dhe asnjë interes tjetër veç saj. Ky është parimi ynë dhe mënyra jonë e veprimit. LDK nuk di ndryshe”,deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se është koha që të falsë anëtarësia e LDK-së dhe se nga ky proces do të dalin më të fortë, më të organizuar e më funksional.
“Sot kam dërguar ftesën zyrtare për delegatët e LDK-së. Të shtunën takohemi për të vendosur drejtimin e shtëpisë sonë.”,shtoi ai./Lajmi.net/