Digjet një bager i kompanisë që po i rrënon objektet pa leje në Mitrovicë, reagon Peci: Akt makabër e qyqar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi i është djegur gjatë natës një bager, kompanisë përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje. Ai ka thënë se “nuk po rrënon bageri, po rrënon kryetari Faton Peci”. Peci e ka dënuar ashpër këtë akt, që e ka…

Lajme

26/01/2026 09:19

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pasi i është djegur gjatë natës një bager, kompanisë përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje.

Ai ka thënë se “nuk po rrënon bageri, po rrënon kryetari Faton Peci”.

Peci e ka dënuar ashpër këtë akt, që e ka quajtur “makabër e qyqar”, shkruan lajmi.net.

“Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri”, ka shkruar Peci në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: