Erërat e forta shkaktuan dëme edhe në Fushë-Kosovë, bie fasada e një objekti

Erëra të forta pati mbrëmë në disa pjesë të Kosovës. E në Prishtinë këto erëra dëmtuan edhe disa objekte, e shkaktuan dëme të mëdha materiale. Përpos kësaj, dëme u shkaktuan edhe në Fushë-Kosovë. Si pasojë e erërave, tek shkolla “Mihal Grameno” ka rënë fasada e një objekti. Si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe…

Lajme

26/01/2026 08:58

Erëra të forta pati mbrëmë në disa pjesë të Kosovës.

E në Prishtinë këto erëra dëmtuan edhe disa objekte, e shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Përpos kësaj, dëme u shkaktuan edhe në Fushë-Kosovë.

Si pasojë e erërave, tek shkolla “Mihal Grameno” ka rënë fasada e një objekti.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe një automjet është dëmtuar, derisa u shkaktua edhe rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, së bashku me qytetarët, kanë pastruar zonën. Personi i lënduar po merr trajtim në QKMF. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit për shkak të erërave të forta”./Lajmi.net/