Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë
Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera. Kjo për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar se ende nuk ka informata të plota për situatën.…
Lajme
Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar qindra metra nën tokë
Dhjetëra minatorë që kanë përfunduar ndërrimin e dytë, s’kanë mundur të dalin nga Miniera.
Kjo për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka deklaruar se ende nuk ka informata të plota për situatën.
“Për shkak të një defekti në energji elektrike ka mbetur i ngujuar ndërrimi i dytë. Nuk kam shumë informata, sepse ende nuk jam njoftuar nga askush. Edhe unë këtë e kam kuptuar nga lajmet”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas portaalit “Jepi zë”, minatorët e ndërrimit të dytë janë ngujuar në horizontet 10, 9 dhe 8.
Kujtojmë se para disa ditësh ngjashëm, si pasojë e ndërprerjes së energjisë, pesë pompistë kujdestarë kishin mbetur të ngujuar për rreth 8 deri në 9 orë.