QKMK: Nga nesër do të ndërprehet qarkullimi i kamionëve në të gjitha Pikat Kufitare me Serbinë, kjo mund të zgjasë shtatë ditë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga nesër në ora 12:00, do të ketë ndërperje qarkullimi të kamionëve, në të gjitha Pikat Kufitare me Serbinë. Kjo ka ardhur si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit, dhe sipas njoftimit, protesta do të mbahet në territorin e Serbisë…

Lajme

25/01/2026 22:07

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nga nesër në ora 12:00, do të ketë ndërperje qarkullimi të kamionëve, në të gjitha Pikat Kufitare me Serbinë.

Kjo ka ardhur si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit, dhe sipas njoftimit, protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.

“Këto protesta  do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me  vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta. Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon. Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞QKMK, në numrat +38345198000, +38345198606 dhe në nr pa pagesë 080050095. Ju falënderojmë për bashkëpunim”, ka njoftuar QKMK. /Lajmi.net/