Policia gjen 9 granata dore, mbi 500 fishekë e tre karikatorë për armë automatike në një shtëpi të braktisur Zveçan
Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:20, ka pranuar një informacion se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël në Zveçan, mund të gjendeshin armë dhe municion. Ata menjëherë kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: 9 granata dore 538 fishekë 3…
Lajme
Policia e Kosovës, sot, rreth orës 11:20, ka pranuar një informacion se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël në Zveçan, mund të gjendeshin armë dhe municion.
Ata menjëherë kanë dal në vendngjarje, dhe gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar:
- 9 granata dore
- 538 fishekë
- 3 karikatorë për armë automatike
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar, në numrin 192”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: