Rama i kërkon Kurtit që në “trekëndëshin Kant, Mill, Aristotel” t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në Davos të Zvicres foli se si ka përbashkuar rryma të mëdha filozofike dhe etike në personin e vet dhe të kabinetit të vet qeverisës. Ai tha të ketë mishëruar “trekendësh” mes Imanjuell Kantit, Xhon Stjuart Miillit dhe Aristotelit, për çka u shpreh në humor Kryetari i Prishtinës,…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në Davos të Zvicres foli se si ka përbashkuar rryma të mëdha filozofike dhe etike në personin e vet dhe të kabinetit të vet qeverisës.
Ai tha të ketë mishëruar “trekendësh” mes Imanjuell Kantit, Xhon Stjuart Miillit dhe Aristotelit, për çka u shpreh në humor Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që në atë trekëndësh t’i bëjë vend edhe Unazës së Prishtinës të bllokuar nga qeveria e Kosovës.
“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë projekt nacional ta fus në cilindo cep të “trekëndëshit” Kant, Mill, Aristotel të qeverisjes, por ta zhbllokojë! Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme”, shkruan Rama.