Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja falë përvojës dhe aleatëve ndërkombëtarë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për BBC se Kosova e di se si arrihet paqja, duke theksuar përvojën e saj historike dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Osmani, një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trup dhe tha se ka shumë arsye pse Kosova është…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për BBC se Kosova e di se si arrihet paqja, duke theksuar përvojën e saj historike dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Osmani, një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trup dhe tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë e këtij mekanizmi.
Ajo kujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit të saj po kryhej gjenocid, ndërsa ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, shpëtoi jetë dhe i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit./Lajmi.net/