Kurti kthehet nga Davos, njofton për një takim me një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kthyer nga Davos. Ai ka njoftuar se ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi. Kurti ka thënë se me ta ka biseduar për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në…

Lajme

25/01/2026 10:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është kthyer nga Davos. Ai ka njoftuar se ka pritur në takim një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi.

Kurti ka thënë se me ta ka biseduar për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunimikit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit.

Postimi i plotë:

Së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kisha kënaqësinë të takoja një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, të përbërë nga Ali Daci, Nikollë Berishaj, Ismet Kallaba, Mark Lucgjonaj, Flutur Mustafa-Pllana dhe Ardita Rexha.

Ata po marrin pjesë në edicionin IV të Festivalit Poetik të Prishtinës (21–25 janar 2026), të organizuar nga ObserverKult. Biseduam për bashkëpunimet kulturore dhe për lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave tona, si dhe për rolin e festivalit në forcimin e komunikimit përmes fjalës artistike, me theks të veçantë në prezantimin e letërsisë shqipe në Malin e Zi brenda programit të festivalit.

Poezia shqipe nga Plava e Gucia, Ana e Malit dhe Kraja, Tuzi e Ulqini, është dëshmi e qëndrueshmërisë së gjuhës dhe e dinjitetit kulturor, një mënyrë për ta ruajtur kujtesën dhe për ta shtrirë praninë tonë shpirtërore ndër breza, duke e bërë vargun urë nga një vendbanim te tjetri, nga një kujtim te një e ardhme e përbashkët.