Prishtina apo Drita? Kush do të fitojë Superkupën e Kosovës
Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës. Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të luajë ndaj fituesit të Superligës, Dritës me ndeshjen që zhvillohet në Antali. Gjatë historikut të kësaj gare, Prishtina ka arritur të fitojë 11 herë këtë trofe, me të fundit në vitin 2023, ndërsa Drita të vetmen herë e…
Sport
Sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të luajë ndaj fituesit të Superligës, Dritës me ndeshjen që zhvillohet në Antali.
Gjatë historikut të kësaj gare, Prishtina ka arritur të fitojë 11 herë këtë trofe, me të fundit në vitin 2023, ndërsa Drita të vetmen herë e fitoi në vitin 2018 pikërisht ndaj Prishtinës në rihapjen e stadiumit, “Fadil Vokrri”.
Drita, do të ketë tre mungesa të mëdha ku lojtarët si Mesa, Broja dhe Manaj nuk do të luajnë këtë finale.
Ndeshja luhet sot në “Mardan Sports Complex”, në orën 12:30.