Liverpool ka harruar të fitoj në Premier Ligë, mposhtet nga Bournemouth

Liverpooli ka pësuar një humbje të hidhur në kuadër të xhiros së 23-të të Premier League, duke u mundur 3-2 nga Bournemouth në Vitality Stadium. Skuadra e Arne Slotit kaloi në disavantazh që në minutën e 26-të, me një gol të Evanilson, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë, Jimenez dyfishoi rezultatin për vendasit. Liverpooli reagoi…

Sport

24/01/2026 21:06

Liverpooli ka pësuar një humbje të hidhur në kuadër të xhiros së 23-të të Premier League, duke u mundur 3-2 nga Bournemouth në Vitality Stadium.

Skuadra e Arne Slotit kaloi në disavantazh që në minutën e 26-të, me një gol të Evanilson, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë, Jimenez dyfishoi rezultatin për vendasit. Liverpooli reagoi në minutën e 45-të me një gol të Van Dijk, transmeton lajmi.net.

Në minutën e 80-të, Szoboszlai barazoi rezultatin në 2-2, por në minutën e 5-të shtesë, Adli shënoi golin e fitores për Bournemouth.

Kjo humbje e zgjeron serinë e Liverpoolit në 5 ndeshje pa fitore në Premier League, duke rrezikuar të humbasë vendin e katërt, ndërsa për Bournemouth, kjo ishte fitorja e dytë e madhe këtë vit, pas triumfit ndaj Tottenhamit disa xhiro më herët./lajmi.net/