Agim Ademi përmbyllë vizitat tek klubet kosovare që po përgatiten në Turqi: E ardhmja ndërtohet sot

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përmbyllur vizitat e tij tek disa nga klubet kosovare të futbollit që po zhvillojnë përgatitjet në Turqi, duke përfshirë FC Ferizaj, FC Vushtrria dhe FC Dukagjini. Gjatë qëndrimit në Turqi, Ademi ka vëzhguar nga afër stërvitjet intensive, organizimin e stafit teknik dhe motivimin e…

Sport

24/01/2026 19:28

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka përmbyllur vizitat e tij tek disa nga klubet kosovare të futbollit që po zhvillojnë përgatitjet në Turqi, duke përfshirë FC Ferizaj, FC Vushtrria dhe FC Dukagjini.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Ademi ka vëzhguar nga afër stërvitjet intensive, organizimin e stafit teknik dhe motivimin e lojtarëve për të arritur rezultate të larta. “Në secilin klub pashë përgatitje serioze, staf teknik të fokusuar, lojtarë të etur për sukses dhe një energji që të mbush me shpresë,” ka theksuar ai, transmeton lajmi.net.

Kryetari i FFK-së ka përgëzuar klubet për punën dhe përkushtimin e treguar dhe i ka motivuar që të vazhdojnë të punojnë me pasion dhe punë të ndershme. “Futbolli është emocion që ndërtohet ditë pas dite; në fushë, në zhveshtore dhe në zemrat e atyre që besojnë pa u dorëzuar,” ka shtuar Ademi.

Ai ka theksuar se e ardhmja e futbollit kosovar ndërtohet sot, duke nxitur klubet që të vazhdojnë me intensitet dhe profesionalizëm, edhe gjatë përgatitjeve jashtë vendit./lajmi.net/