Kanosje, ryshfet, falsifikim rezultatesh – për çfarë po akuzohen 23 të arrestuarit në Prizren për të cilët kërkohet paraburgimi?
Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, të dyshuar për përfshirje në manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve. Sipas informacionit zyrtar, nga të gjithë të dyshuarit, 21 janë komisionerë zgjedhorë, të cilët dyshohet se kanë kryer falsifikimin e rezultateve të votimit, transmeton lajmi.net. Këta komisionerë, me autorizimet…
Lajme
Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, të dyshuar për përfshirje në manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Sipas informacionit zyrtar, nga të gjithë të dyshuarit, 21 janë komisionerë zgjedhorë, të cilët dyshohet se kanë kryer falsifikimin e rezultateve të votimit, transmeton lajmi.net.
Këta komisionerë, me autorizimet e marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), ishin anëtarë të ekipeve të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QKN). Ata dyshohen, veçanërisht, si kryesues të komisioneve, të cilët kanë manipuluar procesin zgjedhor.
Po ashtu, një komisionere tjetër është ngarkuar me dy vepra penale: falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit.
Një tjetër i dyshuar, në cilësinë e vëzhguesit, përballet me dy akuza: kanosje dhe dhënie e ryshfetit.
Deri tani, janë mbajtur dy seanca gjyqësore, ndërsa dy të tjera janë në zhvillim e sipër. Seancat e fundit pritet të përfundojnë sot, duke i dhënë fund këtij cikli gjyqësor.
Gjykata Themelore ka njoftuar se, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet përkatëse, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, dhe atë si në vijim:
Total 21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit
Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.
Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit
Për një (1) të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.
Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.
Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren./lajmi.net/