Malisheva nesër luan kundër gjigantit të Ukrainës, Dinamo Kiev

Klubi i futbollit nga Kosova, FC Malisheva nesër do të zhvilloj miqësoren e radhës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit. Malisheva do të luaj miqësore në Antalia të Turqisë kundër ekipit të njohur nga Ukraina, FC Dinamo Kiev, transmeton lajmi.net. Ndeshja do të zhvillohet në ora 15:00 sipas kohës sonë lokale. Loja luhet…

Sport

24/01/2026 16:41

Klubi i futbollit nga Kosova, FC Malisheva nesër do të zhvilloj miqësoren e radhës para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.

Malisheva do të luaj miqësore në Antalia të Turqisë kundër ekipit të njohur nga Ukraina, FC Dinamo Kiev, transmeton lajmi.net.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 15:00 sipas kohës sonë lokale. Loja luhet në stadiumin “Kremlin 1”.

Kjo është miqësorja e katërt gjatë fazës përgatitore të Malishevës.

Tri miqësoret e para i ka fituar./lajmi.net/