Këta janë emrat e kryesuesve për të cilët kërkohet paraburgim për manipulim votash në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri më tani ka pranuar disa kërkesa nga Prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave të arrestuar për dyshime për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit. Janë bërë publikë emrat e kryesuesve të komisioneve zgjedhore për të cilët është kërkuar paraburgimi. Nga Partia Demokratike e…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri më tani ka pranuar disa kërkesa nga Prokuroria për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave të arrestuar për dyshime për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit.
Janë bërë publikë emrat e kryesuesve të komisioneve zgjedhore për të cilët është kërkuar paraburgimi. Nga Partia Demokratike e Kosovës janë tetë persona: Durim Shala, Granit Paçarizi, Fatih Llallo, Sabrije Bytyçi, Art Hasani, Aulon Krasniqi, Xhevdet Shemsedini dhe Ideal Paçarizi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje janë pesë kryesues komisionesh: Qëndrim Krasniqi, Ardijan Lipoveci, Bekim Basha, Admir Krasniqi dhe Bekim Berisha.
Po ashtu, pesë persona janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Lot Kyçyku, Alketë Vorfi, Vehbi Berisha, Olta Sheh dhe Agon Daka.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë katër persona: Muhamet Jakupi, Jetmir Hajdari, Bashkim Xhabali dhe Ensar Gështenja, ndërsa nga KDTP është një person, Ilknur Haci.
Të gjithë këta persona dyshohen për përfshirje në manipulim të votave gjatë procesit zgjedhor në Prizren, ndërsa Gjykata pritet të vendosë lidhur me kërkesat për paraburgim.