Zyrtarë të KFOR-it në Portin e Durrësit për t’u njohur me kapacitetet dhe infrastrukturën për përkrahje të operacioneve logjistike e ushtarake

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim zyrtar një delegacion të KFOR-it nga Grupi për Mbështetje Logjistike. Në njoftimin e Portit të Durrësit thuhet se kjo vizitë është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe forcave të NATO-s në funksion të njohjes nga afër të kapaciteteve dhe infrastrukturës që…

Lajme

24/01/2026 14:37

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim zyrtar një delegacion të KFOR-it nga Grupi për Mbështetje Logjistike.

Në njoftimin e Portit të Durrësit thuhet se kjo vizitë është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe forcave të NATO-s në funksion të njohjes nga afër të kapaciteteve dhe infrastrukturës që ka Porti i Durrësit për përkrahjen e operacioneve logjistike e ushtarake.

“Delegacioni i KFOR-it, i përbërë nga përfaqësues të niveleve të ndryshme drejtuese dhe operative, u informua mbi potencialin operacional të portit, zonat e shërbimit, si dhe mundësitë që Shqipëria mund të ofrojë në kuadër të mbështetjes së vendit pritës për operacione të zhvilluara ose të mbështetura nga KFOR”, thuhet në njoftim.

“Takimi shërbeu gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe për të shkëmbyer informacion mbi nevojat logjistike, planëzimin operacional dhe rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon”, përfundon njoftimi.